48 kg hashash u kapën në kufirin jeshil me Malin e Zi, përkatësisht në vendin e quajtur Bukoviç, mbi fshatin Brigjë, Hot. Transportuesit e drogës sapo kanë parë se po i ndiqte policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.
Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotike?ve e mbetur në tentativë” e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.