Aktualitet

Policia jep detajet: Si u arrestua Arben Frroku në Holandë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 28/04/16 |
b.f

Autoritetet holandeze e kanë konfirmuar arrestimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

Holandezët kanë sjellë shkresen zyrtare që konfirmon arrestimin e tij.

Policia shqiptare, në deklaratën e parë zyrtare ka konfirmuar se si është arrestuar Frroku në Hollandë.

Interpol Tirana mësohet se gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare.

Verikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët hollandezë.

Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas