Kronikë

Policia jep detaje, si u arrestua i dyshuari për vrasjen e Hekuran Billës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 19/06/20 |
Al Do

Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrajen e Hekuran Billës është arrestuar.

Policia bën të ditur se ndalimi i tij është bërë nga autoritetet malazeze.

Viktor Marku qëndronte “në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja” e tij në Malin e Zi njofton policia.

Më pas ai i është dorëzuar strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut i cili mbeti i vrarë në një konflikt në vitin 2006 në Agli. Për vrasjen e tij u dënua me burgim të përjetshëm Hekuran Billa.

Por Billa do të arrestohej në Shqipëri në vitin 2008 dhe do të kryente këtu dënimin për krimin e kryer në Angli. Megjithatë vendimi për të u ndryshua në 25 vite burg dhe më pas ai la qelinë në vitin 2019, 5 vite para përfundimit të dënimit pasi përfitoi nga liria me kusht.

Viktor Marku dyshohet si personi që ka vrarë për hakmarrje Hekuran Billën mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Në këtë vrasje ai dyshohet se është ndihmuar edhe nga nipi i tij Sebastian Mali, 22 vjeç, i cili thuhet se mund të ketë bashkëpunuar duke e ruajtur viktimën.

Në njoftimi e saj për ngjarjen policia thotë se po punon për, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë vrasje duke lënë të kuptohet se dy personat e sipërpërmendur nuk janë të vetmit që janë përfshirë në këtë krim. /Opinion.al

Pas