Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia jep detaje për operacionin e madh në Elbasan: 27 të shoqëruar, disa makina luksoze të bllokuara

2017/09/21 at 3:55 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia jep detaje për operacionin e madh në Elbasan: 27 të shoqëruar, disa makina luksoze të bllokuara

Policia e Shtetit ka zbarkuar në Elbasan pas incidentit të rëndë, ku makina e zv/drejtorit u godit nga një makinë e blinduar Audi A8 në pronësi të biznesmenit Petrit Cela. Ngjarja u shoqërua me akuza politike, ku Basha deklaroi se Rama dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini mbështesin kriminelët, madje tha se në drejtim të mjetit që goditi policinë ka qenë Seul Cela (djali i biznesmenit) ndërsa shoqërohej nga dhëndri i Sejdisë.

Sot në Elbasan mbërriti drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hali Cako. Po kështu në ndihmë të Policisë së Elbasanit shkuan RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale.

Lidhur me këtë operacion masiv policia, përmes një deklarate për mediat tha se janë ndaluar per verifikim 27 persona si dhe jane bllokuara disa makina luksoze.

Më poshtë deklarata e Policisë së Shtetit

Prej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit “Vjeshtë 2017”, për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.

Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.

Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.

Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

Policia e Shtetit falënderon të gjithe qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetesimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.

 *Video nga Elbasani

Ju sugjerojmë

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit
Bota

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

17 Gusht, 2025 3:50 pm
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës
Bota

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës

17 Gusht, 2025 3:37 pm
SHBA, të shtëna me armë zjarri në New York/ 3 të vrarë dhe 8 të plagosur
Bota

SHBA, të shtëna me armë zjarri në New York/ 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

17 Gusht, 2025 3:31 pm
Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë
Aktualitet

Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë

17 Gusht, 2025 3:18 pm
Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh
Bota

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

17 Gusht, 2025 3:04 pm
Analiza e REL: Si po i shërbejnë fëmijët e huaj makinerisë ushtarake të Rusisë?
Bota

Analiza e REL: Si po i shërbejnë fëmijët e huaj makinerisë ushtarake të Rusisë?

17 Gusht, 2025 2:48 pm
Edhe Starmer, Macron, Meloni e Rutte me Zelenskyn për takimin me Trump në SHBA
Bota

Edhe Starmer, Macron, Meloni e Rutte me Zelenskyn për takimin me Trump në SHBA

17 Gusht, 2025 2:36 pm
Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
Aktualitet

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara

17 Gusht, 2025 2:17 pm
Para
Shtohen ndjeshëm rastet me alzajmer në Shqipëri

Shtohen ndjeshëm rastet me alzajmer në Shqipëri

Aksidenti, flet ish-ministri Ahmetaj: Ja çfarë ndodhi

Video/ Ahmetaj paralajmëron kontrolle masive në biznese: S'ka më informalë

Doni të shpëtoni nga dhjami në bark? Ja receta çudibërëse me vetëm 2 përbërës

Doni të shpëtoni nga dhjami në bark? Ja receta çudibërëse me vetëm 2 përbërës

TE FUNDIT

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
17 Gusht, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr...

Lexo më shumë

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit
17 Gusht, 2025

Disa media që citojnë burime të brendshme, njoftojnë se shefi i Kremlinit, Putin, ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë...

Lexo më shumë

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
17 Gusht, 2025

Turistët e huaj, përveç bukurive natyrore dhe plazheve tërheqëse, vijnë për të vizituar vendin tonë edhe për shkak të trashëgimisë...

Lexo më shumë

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës
17 Gusht, 2025

Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e Qytetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com