Policia italiane ka arrestuar katër persona në një operacion që ka çuar në sekuestrimin e 100 kilogramë marijuanë.
Gjatë aksionit të kryer nga skuadra e policisë së Foggia-s në Itali u arrestuan edhe dy shqiptarë dhe u sekuestruan gjithashtu një pushkë dhe disa fishekë.
Droga dhe armët janë gjetur në një piceri të braktisur të quajtur “Il gufo”, në zonën e Segezia-s në Foggia, ku është raportuar disa prezenca e të huajve, nga qytetarët, raportojnë sot medit lokale.
Të arrestuarit janë: Paul Mandrescu, 26-vjeç, Roberto Laurian Alexa 22-vjeç, të dy rumunë dy rumunë, si dhe shqiptarët: Armand Rameta, 25-vjeç dhe Merlin Myftaraj, 27-vjeç.
Nga kontrollet e mëtejshme rezultoi se ndaj Mandrescu dhe Myftarajt ka pasur një urdhër që i ndalonte qëndrimin në Bari dhe Foggia, e lëshuar nga gjykatësi i Foggia-s në vrazhdën e një hetimit mbi fenomenin e vjedhjes së bakrit.