Opozita do të protestojë sot (16 Maj) në Tiranë, ditën kur në kryeqytetin shqiptar do të jenë 52 liderët e Komunitetit Politik Europian.
Protesta e opozitës do të mbahet tek Bulevardi i Ri, jo tek Bulevardit Zogu i Parë siç kishte njoftuar PD më parë. Shkak është bërë mosdhënia e lejes nga policia për të zhvilluar protestën tek Bulevardit Zogu i Parë për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.
Zona ku do të mbahet protesta do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur më herët se protesta do të jetë paqesore me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.