Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia i bllokon makinën qytetarit dhe e përdor vetë

2022/11/02 at 10:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Policia i bllokon makinën qytetarit dhe e përdor vetë

Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se policia i ka bllokuar makinën që sapo kishte blerë dhe nuk i japin asnjë sqarim apo shkresë. Bëhet fjalë për një makinë Toyota Yaris hibrid të vitit 2018, që u ble në muajin Qershor.


U zhdoganua pasi ishte me targa italiane, u kolaudua dhe u pajis me të gjithë dokumentacionin shqiptar. Dy muaj më vonë, në Gusht, makina u bllokua nga policia nën dyshimin se numri i shasisë mund të jetë i dublikuar, pavarësisht se mjeti ishte zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare.

Efektivët e mbajtën makinën dhe i thanë pronarit të mjetit se duhej të bëhej verifikimi nga Policia Shkencore, pasi dyshonin se kishte ndryshim të numrit të shasisë. Në këtë mënyrë automjeti u mbajt pa asnjë dokument dhe qytetarit Jashar Dauti i thanë se po hetohej për trafikim automjetesh.

Jashar Dauti tregon se në periudhën që makina mbahej e bllokuar, policët lëviznin me të në qytet.

Tani i zoti i automjetit nuk ka as makinën, as paratë dhe informacion, pasi ka edhe një dokument të Policisë Shkencore, ku thuhet se numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës.

“Kam blerë një makinë në muajin Qershor, ishte me letra italiane dhe i paguajti doganën ai që ma shiti. E çova te kolaudimi dhe ishte në rregull çdo gjë. Pastaj e bëmë me targa shqiptare. Makina ishte Toyota Yaris hibrid e vitit 2018. E bleva 18 milionë Lekë të vjetra. Në muajin Gusht 2022 më ndalon policia e Bulqizës dhe më thotë duhet të shkosh për verifikim pranë Policisë së Peshkopisë. Pastaj më kanë thënë do të njoftojmë të nesërmen për një ekspertim më të thelluar nga Tirana. Ata thonin se kemi dyshime se ka ndërhyrje në shasi. Thjesht llafe goje, jo në bazë të shkresave. Kam biseduar me një polic gjyqësor që më tha makina është e trafikuar dhe se kush po hetohej, ose unë ose ai që ma ka shitur, nuk kam asnjë lloj të dhëne tjetër. Problemi qëndron se policët kanë lëvizur me makinën time, jo 1 ditë por disa ditë. Kanë prurë një dokument se është i fshirë numri i shasisë për shkak të elektrolizës. Unë bleva makinën edhe s’kam as makinë, as lekë, asnjë gjë, as informacion çfarë ndodh”, thotë denoncuesi.

Qytetari shkoi të takonte Oficerin e Policisë Gjyqësore Sadik Topuzi, i cili nuk i jepte informacion se çfarë po ndodhte me makinën e tij, dhe se me këtë automjet, ishin filmuar policët duke lëvizur nëpër qytet. Sadik Topuzi u justifikua duke thënë se duhej ta lëviznin për të liruar vendin e parkimit.

OPGJ: Ti e di, se për makinën, janë referuar materialet në prokurori.

Qytetari: Po në emër të kujt?

OPGJ: Si në emër të kujt, o vlla?! Në emër tat.

Qytetari: Kush është i akuzuar ndaj makinë, unë a kush?

OPGJ: Tani, ti kush je, që vjen e më kërkon mua informacion për sekret hetimor? Kush është i akuzum, kush s’ështëi akuzum. Do merrem përditë unë…

Qytetari: Po me makinën kush ka lëvizur?

OPGJ: Kush ka lëvizur? Makinën e ke në Bulqizë, o vlla!

Qytetari: Jo, para se me e cu në Bulqizë.

OPGJ: Ta kemi sqaru njëherë, se pse ka lëviz makina, me dal me liru vendin e me shku makina në Bulqizë.

Qytetari: Makina ka lujt, ka dalë në Peshkopi.

OPGJ: A do merremi përditë me ty, o Jashar, a si e ke hallin? Në qoftë se ke pretendime, vlla atje e ke AMP-në, vazhdo tek AMP-ja. Të jetë e para dhe e fundit herë, që më thirr mua për punë të makinës!

Pas këtij takimi shkoi gazetarja e Stop në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës, ku zëdhënësja e këtij institucioni, siç ndodh përherë në raste të tilla, kërkoi që të lihet një kërkesë me shkrim.

Gazetarja: Jam Viola Lito, gazetare nga emisioni Stop. Dua të takohem pak me Opgj Sadik Topuzi!

Zëdhënësja: Jam Bora, zëdhënësja e Policisë! Oficeri nuk është këtu. Është me shërbim.

Gazetarja: Kur iku me shërbim?

Zëdhënësja: Të lutem, cfarëdo lloj informacioni…

Gazetarja: Kur iku me shërbim?

Zëdhënësja: Tani nuk jam unë…

Gazetarja: Po nuk mund të më gënjeni iku me shërbim, kur ai ishte para pak. Po pres sipas procedurës, për ta takuar zotërinë, për të marrë një shpjegim…

Zëdhënësja: Cfarëdo lloj…

Gazetarja: E di! Cfarëdo lloj gjëje, që të keni, bëni një kërkesë me shkrim!  Kam ardhur deri në Dibër, jo që të bëj kërkesë me shkrim.

Qytetarit i është dhënë një proces verbal nga OPGJ, ku numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, pra është e paidentifikueshme. E megjithatë, qytetari u drejtua pranë Prokurorisë së Dibrës për të kërkuar informacion.

Sekretarja: Kush je ti?

Qytetari: Jashar Dauti!

Sekretarja: Po! Edhe çfarë do?

Qytetari: Më është bllokuar makina, për trafikim.

Sekretarja: Kush prokuror e ka?

Qytetari: Nuk e di!

Sekretarja: Ma ke lënë një shkresë ti këtu. S’kishe lënë as periudhën, kur është ndalur makina, asgjë, asgjë. E kam lënë kërkesën aty. Nuk fusim fall sa makina ndalen.

Qytetari: Po nuk ma kishin dhënë këtë letrën e bllokimit fare. Tani ma kanë dhënë.

Sekretarja: Kush?

Qytetari: Polici gjyqësor. Kur do më ktheni përgjigje?

Sekretarja: Nuk të kthejmë fare përgjigje.

Qytetari: Po makina?

Sekretarja: Makina brenda, në qoftë se është kap për trafikim, brenda kur të mbarojë hetimi i prokurores!

Të nesërmen qytetari shkoi sërish në Prokurori. Sekretarja e Prokurorisë së Dibrës ishte indinjuar pasi denoncuesi kishte njoftuar emisionin Stop për problemin e tij, dhe i kërkoi atij që të tërheqë denoncimin që ka bërë pranë emisionit.

Sekretarja: Dje erdhe, vune emrin, mbiemrin tek shkresa. Dhe ishte faji im, se unë nuk flas në telefon shumë me njerëzit, sepse nuk du të konsumohem.

Qytetari: Kuptoj, por prandaj thashë të takoj prokuroren, se me makinën time është bo…

Sekretarja: Këta nuk dinë gjë.

Qytetari: Kanë lëviz policët me të.

Sekretarja: Po shko e bëj kallzim tek policia!

Qytetari: Po polici ka lëviz me të.

Sekretarja: SHKB-në more. Po Stopin pse  e prune?

Qytetari: Po Stopin, se nuk më japin…

Sekretarja: Je anku për prokurorinë?

Qytetari: Për policinë!

Sekretarja: Ankohu për veten tate, se do e cosh atje, jo këtu! Që nga dje unë do bëj kallëzim penal ndaj teje, bashkë me personelin këtu, se ajo ka qenë një letër hallve. Tashi këtë punë do bësh! Të tërheqësh atë, që ke bërë atje, se pastaj ti i ke bërë vetes tënde dëm! Mu s’më ke bërë asnjë gjë. Pse e prune Stopin këtu? Se Stopi dje ka qenë këtu tek ne, ka depozitu kërkesë në emrin tënd. Bën mirë t’i tërheqësh, se këto mediat jo se të ndihmojnë, po të prishin punë!

Por gazetarët e emisionit Stop nuk tërhiqen dhe janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Para
Kush ishte Taulant Nura, djali 17-vjeçar i gruas së dhunuar, që u vra në luftë

Kush ishte Taulant Nura, djali 17-vjeçar i gruas së dhunuar, që u vra në luftë

Hakerat iranian publikojnë listën e agjentëve të SHISH

Hakerat iranian publikojnë listën e agjentëve të SHISH

Dollenberg: Nga 320 mijë shqiptarë në Gjermani, 20% janë të sektorit shëndetësor

Dollenberg: Nga 320 mijë shqiptarë në Gjermani, 20% janë të sektorit shëndetësor
















TE FUNDIT

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com