Policia e Tiranë i arrestoi protestuesit e opozitës të hënën, por gjykata vendosi sot që të ndiqen në gjendje të lirë.
Kështu gjatë seancës për masën e sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi këtë të enjte “detyrim paraqitje” për 6 persona. Ata akuzohen për akte dhune gjatë protestës të së hënës përpara Kuvendit, në kohën kur votohej Kryeprokurorja e përkohshme.