Gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, ku në pranga kanë rënë 273 shtetas, është sekuestruar jo vetëm drogë, por dhe armë pa leje dhe para kesh, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.
Droga është e llojeve të ndryshme, ndërsa armët e seksutruara janë të gjitha pa leje.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacionit. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se do t’i qëndrojë fjalës së dhënë prindërve dhe mësuesve për të garantuar paketën e sigurisë në shkolla.
“Do t’i qëndrojmë fjalës së dhënë prindërve dhe mësuesve për të garantuar #PaketaeSigurisënëshkolla. Lufta kundër trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” ka rregjistruar një sukses tjetër në ketë fazë të dytë që sapo ka filluar.
Janë goditur shtatë grupe kriminale dhe janë arrestuar deri më tani 273 persona të përfshirë në këto rrjete kriminale,” shkruan Balla.