Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia greke publikon video dhe jep detaje: Si u bllokua kokaina

2019/10/09 at 7:34 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia greke publikon video dhe jep detaje: Si u bllokua kokaina

Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve kokainë që kishte si destinacion portin e Selanikut dhe atë të Durrësit.

Sipas tyre, pastërtia e kokainës së dërguar nga Ekuadori ishte 85%. Ata kanë përllogaritur se vlera e drogës së sekuestruar i kalon 10 milionë euro. Ata kanë zbuluar se ranë në gjurmë të ngarkesës, pas një sinjalizimi nga një shërbim i huaj doganor. Menjëherë kontaktuan me zyrën e DEA-s në Athinë, si dhe me policinë shqiptare.

“Siç e dini në shumicën e rasteve, droga fshihet në “xhepa” të ndërtuar posaçërisht, jashtë kontejnerit, dhe veçanërisht në mekanizmin e ftohjes, ndërsa përdornin të njëjtën kompani transporti dhe të njëjtat kompani të tregtimit të bananeve. Diferencimi ekzistonte vetëm në destinacion, që ishte porti i Pireut, ai i Selanikut ose porti shqiptar i Durrësit”, tha zyrtari i lartë i policisë.

Droga e fshehur në konteinerët me banane është zbuluar në Selanik dhe në Pire, gjatë disa datave, që nga fillimi i Gushtit, duke përdorur ekzamiminin me rreze X-Ray. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të konteinerëve, e në disa raste të tjera në motorët e frigoriferëve.

Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës. Autoritetet greke e kanë cilësuar gjithë operacionin si një sukses të jashtëzakonshëm dhe kanë bërë të ditur se në pesë porte të vendit kanë instaluar aparate X-Ray, me qëllim që siç thanë t’u heqin çdo shans rrjeteve të krimit të organizuar që të përdorin portet greke për veprimtaritë e tyre të paligjshme.

“Ne jemi të gjithë këtu dhe po punojmë ngushtë për të mbrojtur shoqërinë tonë, qytetarët tanë dhe rininë tonë nga kjo fatkeqësi. Ky është mesazhi që ne u dërgojmë qarqeve të drogës që bëjnë tregti me vdekjen dhe shpresën”, theksoi ndër të tjera zyrtari grek./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Para
OKB: Sulmet amerikane në laboratoret afgane të drogës janë të “paligjshme”

OKB: Sulmet amerikane në laboratoret afgane të drogës janë të "paligjshme"

Rihanna flet për lidhjen me Jameel: Jam shumë e lumtur

Rihanna flet për lidhjen me Jameel: Jam shumë e lumtur

Negociatat/ Juncker: Shqipëria ka ndërmarrë reforma të guximshme

Negociatat/ Juncker: Shqipëria ka ndërmarrë reforma të guximshme

TE FUNDIT

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë

PD përcakton datën për protestën e radhës

PD përcakton datën për protestën e radhës
10 Janar, 2026

Partia Demokratike do të vijojë protestat dhe data e radhës është 24 Janari, ndërkohë që ende nuk ka një vendim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com