Policia e Shtetit ka gjobitur 609 qytetarët që u konstatuan pa maska gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithashtu, është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, administratori i një lokali, pasi gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në ambientet e këtij lokali kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Autoritetet njoftojnë se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë./ Opinion.al