Policia gjermane ka qëlluar për vdekje një azilant, i cili kishte sulmuar me thikë një banor tjetër në kampin e refugjatëve në qendër të Berlinit. “29-vjeçari ishte përfshirë në sherr me një të ri për të cilin dyshonte se kishte abuzuar vajzën e tij”, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, teksa policia po tentote të arrestonte abuzuesin e dyshuar në kampin e refugjatëve.