Kronikë

Policia gjermane arreston shqiptarin: Menduam se ishte arratisur në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 10/07/22 |
Opi Nion

Policia gjermane ka arritur të vërë në pranga 23-vjeçarin shqiptar, i cili ishte në arrati prej 2 javësh pas vrasjes në Kiel. I dyshuari, Fisnik Hoxha u kap të dielën pasdite nga forcat speciale në Gelsenkirchen.

Pas “hetimeve intensive”, njësitë speciale të policisë së North Rhine-Ëestphalia arrestuan 23-vjeçarin pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, njoftoi policia. N

I dyshuari akuzohet për vrasjen e një 31-vjeçari në Kiel-Gaarden më 28 qershor.

Fisnik Hoxha nuk ka rezistuar, sipas prokurorit të lartë publik Axel Bieler: Ishte një arrestim i qetë.

Fisnik Hoxha, 23-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

23-vjeçari ka lindur në Kiel, rrënjët e tij familjare janë në Shqipëri. Prandaj u konsiderua e mundshme që ai mund të kishte ikur në drejtim të Ballkanit. Nuk dihet ende nëse ai është arrestuar në rrugë apo në banesë

Gjithashtu nuk ka asnjë informacion zyrtar se ku ka qenë 23-vjeçari në dy javët e fundit. Më shumë informacion rreth hetimit do të vijojnë në ditët në vijim.

Ndërsa motivi i krimit është ende i paqartë./Opinion.al

Pas