Aktualitet

Policia gjen turistët belgë, humbën në malet e Tropojës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 10/10/21 |
Opi Nion

Policia ka gjetur dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, të cilët duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibajt në Tropojë kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

Mësohet se duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë. Turistët kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë.

Pas disa orësh kërkim nga Policia e Tropojës, turistët u gjetën në vendin e quajtur “Stakaj”. Pasi policia arriti ti nxjerrë nga terreni i vështirë, turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas