Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier.
Sipas policisë, është mbytur duke u larë në det 35-vjeçari Besmir Hoxha.
Paraprakisht bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për përcaktimin e vdekjes së 35-vjeçarit.
“Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit”, njofton policia./Opinion.al