Policia e Vlorës ka sekuestruar sot një sasi lënde narkotike por ende nuk ka identifikuar poseduesit e saj,
Në njoftimin zyrtar policia thotë se 43.5 kilogramë kanabis janë gjetur në fshatn Mavrovë të njësisë administrative Kotë.
Kanabisi i paketuar është gjetur midis disa shkurreve. Nuk sqarohet se si ka rënë policia në gjurmët e kësaj sasie kanabisi pa identifikuar ende pronarët e saj
“Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”- thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al