Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia: Gjatë një jave u arrestuan 130 persona, 27 janë në kërkim

2022/05/01 at 9:49 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndërhyri me vonesë”, Policia e Shtetit kundërshton Bardhin

Policia e Shtetit ka bwrw blinacin e njw javw. Autoritetet njoftojnë se gjatw kwtij harku kohor, janw arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta, 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.


Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga këta: 30 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 32 operacione policore të koduara: “Drug House”, “Valbona”, “Çokollata”, “Tujani”, “Knock Down”, “Gaminator”, “Gaminator 2”, “Mysafiri”, “Gold”, “Lux 2022”, “Pages”, “Beauty Salon”, “Adekuat”, “Panaja”, “Road Guard 15”, “Road Guard 16”, “Smuggling”, “Çipsat”, “Repsi”, “Immigrants”, “Running”, “Çarli”, “Perimetri”, “Pecaj”, “Vajushi”, “Perash” dhe “Fati i lojërave” në 6 raste.

Gjatë operacioneve policore të koduara “Drug House” dhe “Valbona”, të zhvilluara  në Tiranë dhe Kukës, janë zbuluar 2 ambiente që shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fidanë narkotikë, lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, ka vijuar kontrolli masiv i territorit, me dronë dhe me shërbime policore, nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar 8 operacione në të gjithë vendin, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar në total rreth 59.2 kg kanabis, nga të cilat 48.5 kg në formë çokollate, rreth 1 kg heroinë e kokainë, 12 automjete, 15 celularë, si dhe 2 radio komunikimi si ato të Policisë.

Janë zhvilluar 5 operacione për goditjen dhe kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë në vendin tonë, me qëllim kalimin në një nga vendet e BE-së.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë gjahu, 1 armë sportive, 5 thika, municion luftarak etj.

Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale në fushën e krimit në familje; janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 40 raste të krimeve mjedisore; 8 raste të organizimit të lojërave të fatit; 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar monitorë për lojëra fati dhe shuma parash.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste. Gjithashtu, janë  sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe mallra kontrabandë.

Janë evidentuar 2 raste të zjarrvënies, me 2 shtetas të proceduar penalisht.

Policia Rrugore / Vijon kontrolli në të gjitha rrugët e vendit me shërbime të dedikuara, duke përdorur mjete logjistike bashkëkohore.

Kontrollet janë realizuar duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 670 leje drejtimi, nga të cilat: 511 për tejkalim shpejtësie, 94 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 37 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se i drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Janë vendosur 16.391 masa administrative, si dhe janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, të gjitha raste të evidentuara nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia Kufitare / Intensifikim kontrollesh, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe të krimeve ndërkufitare.

Gjatë kësaj jave janë kapur 10 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 3 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 2 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, prej mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe po bashkëpunon ngushtësisht e me vendosmëri me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit si dhe fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Si këngët e trishta mund të shërojnë “zemrën e thyer”?

Si këngët e trishta mund të shërojnë “zemrën e thyer”?

Zbulohet tentativa e trupave ruse për të rrëmbyer Zelensky-n

1924/ Ahmet Zogu: Qeveria e Fan Nolit persekutoi kryengritësit matjanë

1924/ Ahmet Zogu: Qeveria e Fan Nolit persekutoi kryengritësit matjanë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com