Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia: Gjatë një jave arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona

2022/06/12 at 9:18 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Atentat në Shkodër/ Vritet një person në lokal, plagoset një tjetër

Policia e Shtetit ka bërë bilancin  e një jave pune. Autoritetet njoftojnë se gjatë një jave u finalizuan me sukses 2 megaoperacione policore:


”Syri i Sheganit” në Shkodër, si rezultat i të cilit u zbardh grabitja me armë e një filiali banke, në Koplik, Malësi të Madhe, si dhe u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vunë në pranga 9 shtetas dhe u sekuestruan 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri;

“Illegal assets” në Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta: 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara: “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunksional”, “Fati i lojërave”, “Plirëz”, “Flames”, “Ecstasy 22”, “Road Guard” në 2 raste, “Blinisht”, “Blinisht 2”, “Avalon”, “River”, “Poçemi 2″ dhe “Perimetri” në 2 raste.

Prej këtyre, 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje; 7 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike; 7 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin; 4 për kapjen e personave në kërkim; 2 për zbulimin e ngjarjeve të ndodhura më parë; 1 për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit; 1 për sekuestrimin e pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e gjenerimit të kundërligjshëm të monedhave virtuale.

Si rezultat i kontrolleve të territorit janë evidentuar dhe shkatërruar 3 ambiente, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, 2 ambiente në Lezhë, në kuadër të operacioneve “Blinisht” dhe “Blinisht 2”, si dhe 1 ambient në Fushë Krujë. U sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje, qindra fidanë dhe dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, është evidentuar dhe goditur në Durrës, 1 rast i përshtatjes së lokalit për gjenerim të kundërligjshëm të monedhave vituale, ku janë sekuestruar 18 pajisje që shërbenin për këtë qëllim.

Në vijim, si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 32 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kokaine, marijuane, si dhe lëndësh të ndryshme narkotike, sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, fitila zjarrpërcjellës, 2 radio si ato të Policisë, 14 automjete, 8 celularë, si dhe shuma parash e asete të tjera që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 7 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 thika, si dhe municion luftarak.

Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 41 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 30 raste të krimeve mjedisore, 1 rast i zjarrvënies, 1 rast i organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 44 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 17 raste.

Ndërhyrja në kohë e strukturave të Policisë ka parandaluar 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe Elbasan, në fushën e krimeve kundër personit.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga data 1 deri në datën 6 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore të qarkut Lezhë dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e UNUM Festival 2022, i cili u zhvillua në Shëngjin dhe u mbyll pa asnjë problem.

Policia Rrugore e qarkut Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë, mori masa për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për pjesëmarrësit në aktivitetin sportiv me motorat Harley dhe makinat Rally, që zhvillua në qytetin e Durrësit, më datë 5 qershor, aktivitet i cili u mbyll pa asnjë problem.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 409 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 108 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 27 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Janë vendosur 15.316 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Vijojnë masat e shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 7 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe 2 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve të ftohta dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.



Ju sugjerojmë

GJKKO e la në qeli/Veliaj:Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?Po e mbaj shënim..
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Veliaj:Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?Po e mbaj shënim..

19 Qershor, 2025 11:08 am
Zbulohen 11 parcela droge në Krujë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër
Aktualitet

Zbulohen 11 parcela droge në Krujë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër

19 Qershor, 2025 11:06 am
Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder
Aktualitet

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder

19 Qershor, 2025 10:54 am
Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..
Aktualitet

Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..

19 Qershor, 2025 10:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Deputetët s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 34

19 Qershor, 2025 10:41 am
Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku
Aktualitet

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku

19 Qershor, 2025 10:36 am
Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër
Aktualitet

Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër

19 Qershor, 2025 10:31 am
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

19 Qershor, 2025 10:20 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

19 Qershor, 2025 10:19 am
36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës
Aktualitet

36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës

19 Qershor, 2025 10:13 am
Para
Balla uron ditëlindjen e PS si Rama, falenderon patronazhistët

Balla uron ditëlindjen e PS si Rama, falenderon patronazhistët

Akuzat për përdhunim, çfarë vendosi gjykata për Cristiano Ronaldon

Akuzat për përdhunim, çfarë vendosi gjykata për Cristiano Ronaldon

“Po transformon Shqipërinë”, Veliaj uron socialistët me fotografinë e Ramës

“Po transformon Shqipërinë”, Veliaj uron socialistët me fotografinë e Ramës
















TE FUNDIT

GJKKO e la në qeli/Veliaj:Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?Po e mbaj shënim..

GJKKO e la në qeli/Veliaj:Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?Po e mbaj shënim..
19 Qershor, 2025

Dy ditë pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj, ky i fundit...

Lexo më shumë

Zbulohen 11 parcela droge në Krujë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër

Zbulohen 11 parcela droge në Krujë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër
19 Qershor, 2025

Policia ka zbuluar në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa....

Lexo më shumë

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder
19 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder. Përmes...

Lexo më shumë

Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..

Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..
19 Qershor, 2025

Goditi me grushte punonjësin e burgut në Fier, arrestohet nga policia një 32 vjeçar. Sipas uniformave blu, i ndaluari ishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com