Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e shtetit:23 operacione në një javë,123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

2022/09/25 at 9:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia e shtetit:23 operacione në një javë,123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

Policia e shtetit ka paraqitur sot bilancin e javës që lamë pas, ku informon se kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e paligjmërisë në të gjitha format e saj.


Gjatë javës janë zhvilluar 23 operacione policore të koduara: “Compensation”, “Tenderat”, “Ëares 2”, “Contraband 2”, “Unstoppable”, “Account”, “Diesel 3”, “Doses”, “Five”, “Ndjekja”/Durrës, “Seats”, “Double”, “Ypsilon”, “Sunset”, “Prevent”, “Autumn”, “Zgjedhja e gabuar”, “Ndjekja”/Lezhë, “Help”, “Grecalli”, “Tentativa”, “Four” dhe “Ëanted”.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar, proceduar 406 shtetas, nga të cilët, 123 janë arrestuar, 266 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, janë goditur 8 raste të veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës. 4 operacione policore të finalizuara nga DVP Tiranë dhe 2 nga DVP Durrës, me këtë fokus.

Si rezultat i tyre, 6 shtetas janë vënë në pranga, 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 2 tonë naftë, rreth 3.8 kg ar, paketa me cigare, pajisje elektrike e bujqësore, si dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

6 shtetas të kërkuar, janë vënë në pranga gjatë kësaj jave, në Shkodër, Korçë dhe PKK Tushemisht. 5 të ndaluarit ishin shpallur në kërkim për vrasje me dashje, veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe mashtrim.

I ndaluari në Korçë u kap si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet DVP Korçë, DVP Tiranë dhe FAST Albania, si rezultat i operacionit policor “Ëanted“. Ky shtetas ishte i kërkuar për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Nga strukturat e DVP Shkodër u identifikua dhe u shpall në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas.

Operacioni policor i koduar “Ndjekja” në Lezhë, U identifikuan dhe u vunë në pranga 2 vëllezërit që vodhën gjatë mesnatës, nën kërcënimin e një kallashnikovi, xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë. Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan sendet e kundërligjshme të përdorura.

Operacioni policor i koduar “Tenderat” në Tiranë- U vunë në pranga 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për abuzim me disa tendera.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar 6 operacione, nga strukturat e DVP-ve Tiranë, Durrës, Berat, Fier dhe Dibër. Janë sekuestuar rreth 5.8 kg kanabis në proces tharjeje, doza kanabisi e kokaine, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike.

Operacionet “Zgjedhja e gabuar” dhe “Help”, në Lezhë dhe në Kukës, të finalizuara gjatë kësaj jave. 3 shtetas të vënë në pranga për transportimin e 19 emigrantëve në total, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Një sërë rastesh të vjedhjeve janë zbardhur në Tiranë, Durrës dhe Berat, si dhe 5 autorët e dyshuar të tyre janë vënë në pranga.

Janë lokalizuar dhe kapur 21 persona në kërkim kombëtar.

Janë goditur 6 raste të armëmbajtjes pa leje dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 silenciator, 2 thika dhe 1 dorezë.

Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 36 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 31 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar të tyre.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 368 leje drejtimi, nga të cilat: 297 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 38 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Vijojnë kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe kanë sekuestruar 14 500 euro në Morinë dhe 21 550 paund sterlina në Rinas, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore, nga 2 shtetas tashmë nën hetim.

Janë goditur 11 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 12 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Lëvizte me thikë dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Lëvizte me thikë dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores së zgjedhjeve në Itali

Koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores së zgjedhjeve në Itali

36 të vdekur nga rrufeja dhe përmbytejet gjatë 24 orëve të fundit në Indi

36 të vdekur nga rrufeja dhe përmbytejet gjatë 24 orëve të fundit në Indi
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com