Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit masa për parandalimin e aksidenteve: 24 shoferë të arrestuar në 24 orë

2023/12/04 at 12:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Shtetit masa për parandalimin e aksidenteve: 24 shoferë të arrestuar në 24 orë

Me qëllim marrjen e masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku iu ka kërkuar strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, që të hartojnë plane të detajuara masash, bazuar në analizat e shkaqeve për aksidentet e ndodhura në të gjithë vendin.

Masat të konsistojnë në: – rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë Rrugore, në akset rrugore nacionale, duke përdorur makinat inteligjente dhe të gjithë bazën logjistike që Policia Rrugore ka në dispozicion, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit;

Koordinimin e veprimeve me shërbimet e Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në të gjitha rrugët urbane, për respektimin e vijave të bardha dhe të gjithë sinjalistikës rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Rrumbullaku ka kërkuar që strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, paralelisht me zbatimin e masave shtesë, të zhvillojnë edhe fushata ndërgjegjësimi, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave, me qëllim sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë gjatë 72 orëve, në të gjithë vendin janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për pëfshirje në ngjarje.

Janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 73 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 4 për shkelje të tjera;

Janë ndëshkuar me masa administrative 19 961 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Ju sugjerojmë

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
Bota

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

14 Janar, 2026 3:43 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

14 Janar, 2026 3:32 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
Bota

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

14 Janar, 2026 11:21 am
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

14 Janar, 2026 10:13 am
Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte
Sport

Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte

14 Janar, 2026 9:33 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
Para
Vodhi mjetet e zyrtarit grek, në pranga biznesmeni shqiptar që fiton tendera publikë

Vodhi mjetet e zyrtarit grek, në pranga biznesmeni shqiptar që fiton tendera publikë

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

Ky është momenti kur Noka tenton t’i vërë zjarrin karrigeve të përmbysura në Kuvend

Flamur Noka ndezi zjarr në Kuvend, Balla thirrje prokurorisë: Deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit

TE FUNDIT

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
14 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shtuar pretendimin e tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke këmbëngulur se SHBA-të...

Lexo më shumë

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
14 Janar, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Moska duhet të vazhdojë të punojë me Iranin për të...

Lexo më shumë

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
14 Janar, 2026

Sali Berisha reagoi zyrtarisht për hetimin e SPAK lidhur me paratë e shpenzuara në organizimin e Kuvendit të Rithemelimit në...

Lexo më shumë

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
14 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian, përmes projektit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com