Aktualitet

Policia e Shtetit: Intensifikim kontrolleve për armë zjarri dhe sigurinë në plazhe



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 07/08/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njofton se do të intensifikojë kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike. Përmes një njoftimi, gjithashtu bëhet me dije se do të intesifikohen kontrollet për të rriur sigurinë në zonat bregdetare.

Duke ju referuar këtyre zonave, bëhet me dije se vijjnë operacionet për verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese.

“Në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, janë zhvilluar, si dhe vijojnë të zhvillohen operacione për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese për verifikimin e dokumentacionit që duhet të kenë këto mjete, për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e lëvizjes së mjeteve lundruese.

Njëkohësisht, janë zhvilluar 5 operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat, janë proceduar 5 shtetas dhe janë sekuestruar 716 çadra e shezlongë. Po gjatë kësaj jave, janë bllokuar 125 mjete lundurese “Jet ski”; 75 skafe të vogla dhe gomone, për verifikim të dokumentacionit dhe disa prej tyre për kryerje të manovrave të rrezikshme për pushuesit në plazhe, pranë perimetrit të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Referuar punës së një jave, policia më bën me dije se janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë bëhet medije se gjatë kësaj jave janë pezulluar 458 leje drejtimi, nga të cilat: 369 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 57 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 32 për qarkullim në sens të kundërt.

“Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast për drejtim të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike. Janë vendosur 14.874 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë./Opinion.al

 

Pas