Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mbështetës të opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Shkodrës, sipas të cilës: rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.
“Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër. Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje”, njofton policia./ Opinion.al