Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Kosovës operacion në tri komunat në Veri në koordinim me EULEX dhe KFOR

2023/09/29 at 8:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Kosovës operacion në tri komunat në Veri në koordinim me EULEX dhe KFOR

Policia e Kosovës ka thënë se të premten se është duke kryer kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të Kosovës, lidhur me sulmet ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë (REL) në teren, pjesëtarët policorë në Mitrovicë të Veriut janë në afërsi të spitalit të qytetit.

Ata kanë qenë edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiçit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Gazetarët e REL-it raportojnë se zyrtarët policorë janë larguar prej atij objekti rreth orës 8:15 të së premtes.

Policia ka thënë se kontrollet është duke i kryer në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Radoiçiç është akuzuar nga autoritetet e Kosovës se ka organizuar dhe ka qenë pjesë e sulmeve ndaj Policisë në Banjskë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla e ka publikuar një pamje me dron, duke thënë se njëri prej burrave – që shihet i veshur me uniformë me armë në dorë – ka qenë vetë Radoiçiç.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten një rezolutë, e cila e dënon sulmin ndaj në Banjskë dhe përmend nevojën e një hetimi ndërkombëtar për Serbinë dhe rolin e saj në këtë sulm.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të ngopur nga “terrori” i Kurtit, dhe e ka mohuar përfshirjen e shtetit të tij në këtë sulm.

Ju sugjerojmë

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

8 Janar, 2026 9:00 pm
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Aktualitet

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

8 Janar, 2026 8:48 pm
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Aktualitet

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

8 Janar, 2026 8:29 pm
Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Aktualitet

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

8 Janar, 2026 6:29 pm
Para
Reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona, si parashikohet të jetë moti sot

Reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona, si parashikohet të jetë moti sot

Diskriminimi ndaj grave rrit rrezikun e kancerit

Diskriminimi ndaj grave rrit rrezikun e kancerit

NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’

NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’

TE FUNDIT

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
8 Janar, 2026

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. “Jemi...

Lexo më shumë

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
8 Janar, 2026

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi,...

Lexo më shumë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
8 Janar, 2026

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake...

Lexo më shumë

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
8 Janar, 2026

Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com