Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Kosovës merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiqit

2024/06/06 at 4:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Kosovës merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiqit

Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bashkëshorten e Millan Radoiciqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Konfirmojmë se në Mitrovicën e Veriut është duke u intervistuar ky person, në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani.

Ai nuk tregoi mbi çfarë dyshimesh po merrej në pyetje ajo.

Në prill autoritetet kosovare konfiskuan dhe sekuestruan pasuri të Millan Radoiçiqit në veri të Kosovës.

“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”, kishte thënë Elshani pas aksionit më 4 prill.

Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Radoiçiq e pranoi se e kishte organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zvecanit, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjskë, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.

Në Kosovë ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj Radoiçiqit, ndonëse ishte paralajmëruar se do të ngrihej deri në fund të marsit të këtij viti.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) kishte lëshuar një fletarrestim për Radoiçiqin me kërkesë të Kosovës, i cili iu dërgua përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Radoiçiq u paraqit para Gjykata e Lartë në Beograd tetorin e vitit të kaluar, por gjykata hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit, duke e lënë të lirë.

Atij i është shqiptuar masa e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Serbisë, si dhe e ndalimit për të shkuar në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë./REL 

Ju sugjerojmë

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

2 Korrik, 2025 5:24 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak

2 Korrik, 2025 5:20 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë

2 Korrik, 2025 5:17 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

2 Korrik, 2025 4:46 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

2 Korrik, 2025 4:33 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Kronikë

Drejtuesi i monopatinës përplas këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

2 Korrik, 2025 4:11 pm
Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin/ Mbyllet rinumërimi për Fierin

2 Korrik, 2025 4:05 pm
Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..
Bota

Trump lançon parfumin e tij/ “Victory 45-47” simbolizon..

2 Korrik, 2025 3:38 pm
Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym
Aktualitet

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan: S’ka zjarr aktiv, vetëm tym

2 Korrik, 2025 3:25 pm
Para
EMRAT/ Kush është 31-vjeçari i vrarë në Dhërmi dhe autori i ngjarjes

EMRAT/ Kush është 31-vjeçari i vrarë në Dhërmi dhe autori i ngjarjes

Ky është personi që vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi

Ky është personi që vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi

Vrasja në Dhërmi/ Policia nuk ka gjetur as viktimën as autorin, njoftohen dhe autoritetet e vendeve të rajonit

Vrasja në Dhërmi/ Policia nuk ka gjetur as viktimën as autorin, njoftohen dhe autoritetet e vendeve të rajonit

TE FUNDIT

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
2 Korrik, 2025

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e...

Lexo më shumë

Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak

Helmohen disa banorë në Bulqizë
2 Korrik, 2025

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë sllovakë që udhëtonin me motor...

Lexo më shumë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka dalë me një njoftim lidhur me të gjithë ata që...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
2 Korrik, 2025

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com