Kronikë

Policia e Durrësit zbardh vrasjen në Don Bosko: U krye me pagesë, kush ishte shënjestra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 04/10/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka zbardhur ekzekutimin e 35-vjeçarit Erion Çela, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, ngjarje e ndodhur në një lokal në Don Bosco në 4 Janar 2022.

Uniformat blu bënë me dije se shënjestër e këtij atentati ka qenë Edmond Crroj dhe nipërit e tij.  Crroj ka qenë i akuzuar në Itali për trafik drogë.

Sipas policisë dy vëllezërit e arrestuar, Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Porosia per kete vrasje ishte dhene nga Kasandër Noga, i cili është i arrestuar në Belgjikë.

Sipas bluve, vrasja e këtij shtetasi “nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi Adriatik Çela. alias Eerion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë”.

“Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit”, bëri me dije policia.

Pas