Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Policia duhet të refuzonte arrestimin…”, godet Daci: Dënimi i Salianjit, pa ligj

2024/09/30 at 10:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Policia duhet të refuzonte arrestimin…”, godet Daci: Dënimi i Salianjit, pa ligj

Konstitucionalist Jordan Daci u shpreh këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan se heqja e mandatit të Ervin Salianjit është i paligjshëm. Ai theksoi se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Këshilli i Mandateve në Kuvend duhej të mblidhej dhe të verifikonte kushtet e ekzistencës ose jo të mbarimit të mandatit të deputetit.


“Mandati nuk mbaron vetvetiu. Duhej që Këshilli i Mandateve të mblidhej, të verifikojë kushtet e ekzistencës ose jo të mbarimit. Do të thotë të administrojë një vendim gjyqësor të plotë jo të shkurtuar. Me vendim të shkurtuar vetëm Shqipëria ka se në asnjë vend të botës nuk ekziston vendimi i shkurtuar si koncept. Edhe kodi jonë nuk e lejon këtë, pavarësisht se ka 30 vjet që e bëjnë përditë. Është një mbetje e viteve ’90. Edhe prokuroria iu drejtua kuvendit me autorizim për të kërkuar autorizim. Se çfarë ndodhi, nuk u mblodh mbledhja. Përfundimisht u ekzekutua në shkelje të hapur të Kushtetutës”, tha Daci.

Madje sipas tij, policia duhej të refuzonte arrestimin e Salianjit.

“Policia nuk duhej ta linte. Pra edhe nëse do vinte policia duhej të refuzonte”, tha ai.

Sipas Dacit, ligji të jep mundësinë që vendimi i gjykatës të ekzekutohet brenda 7 ditësh vullnetarisht. Prandaj sipas tij edhe njoftimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali sot për vakancën e mandatit nuk mund të bëhej pa një vendimmarrje në Këshillin e Mandateve. Sipas Dacit, Salianji nuk ka pasur mundësi të bëjë as rekurs në Gjykatën e Lartë.

Por çfarë mund të bëjë Salianji gjatë kësaj kohe?

“Ai ka bërë një kërkesë për shtyrje të ekzekutimit. Deri në 3 muaj e ka Gjykata e Shkallës së Parë. Mund ta marrë si vendim. Tjetër mund të kërkojë pezullim të ekzekutimit nga gjykata e Lartë, pra Kolegji Penal mund të vendosë pezullimin ose jo. Nëse vendos pezullimin ai lirohet dhe pastaj çdo gjë mbetet pezull. Ligji për dekriminalizimin është një ligj ekstrem, më ekstremi në gjithë botën. Ai thjesht nuk do jetë në burg, por ka një vendim të formës prerë ndryshe nga ajo që thotë gjykata e lartë për efektet e saj. Mund të kërkojë lirimin para kohe me kusht pasi të bëjë 2 të 3 e dënimit. Nga ana tjetër koha e mbetur harxhohet me procedurë derisa të merret vendim. Mund të fitojë një muaj ose më pak”, tha Daci.

Daci shprehet se Salianji duhet t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese pasi dënimi i tij është kryer pa u bazuar në ligj. Këtu mori shembujt e vendimeve të Gjykatës së Lartë ku thuhet se kallëzimi publik nuk është kallëzim dhe nuk përbën vepër penale.

“Ai duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sidomos që një rast ku jemi para një dënimi pa ligj në këndvështrimin tim. Nuk kam bërë kurrë kompromis me bindjet e mia profesionale dhe nuk më ka interesuar fare se cila anë është. Jam 1 mijë përqind i bindur që kallëzim publik, madje Gjykata e Lartë ka vendime që thuhet shprehimisht që kur kallëzimi është publik, nuk është kallëzim dhe nuk përbën vepër penale. Strasburgu ka me dhjetëra raste të tjera, sidomos në rastet e gazetarëve. Thotë fjala e lirë justifikon deri edhe sa të provokosh me një gjë të pavërtetë, të provokosh opinionin publik në të mirë, ndërgjegjësimit të publikut. Në këtë aspekt nuk është vetëm çështja e dënimit, por edhe e lirisë së shprehjes. Në momentin kur ti një opozitar nuk ka mjet tjetër për denoncimin, i thua të fus në burg për denoncimin nuk ka më opozitarizëm”, tha Daci./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

3 Dhjetor, 2025 3:57 pm
Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Para
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e martë 1 tetor 2024 

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë 

“Legalizimet lënë për të dëshiruar”, Rama: Bashkitë do të përfshihen në proces. Të krijohet një mekanizëm transparence dhe llogaridhënie 

“Tetori Rozë”/ Kryeministri Rama thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në spitalet rajonale 
















TE FUNDIT

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji, ndërsa po futej në sallën për takimin me demokratët sot në Durrës, u shpreh se qëllimi i këtyre...

Lexo më shumë

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
3 Dhjetor, 2025

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë...

Lexo më shumë

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës pasditen e së mërkurës. Nga burime brenda...

Lexo më shumë

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
3 Dhjetor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga për hedhjen e sendeve në ndeshjen me Anglinë. FSHF ka publikuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com