Policia dhe ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhave e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike, njofton kryeministri Rama.
Pas apeleve të njëpasnjëshme por edhe mos ndërgjegjësimit të qytetarëve, forcat e policisë tashmë kanë nisur të ndërhyjnë për të vendsur rregull në mbajtjen e rradhëve për të respektuar distancën e sigurisë.
“Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”, shton Rama ndërsa bashkangjitur njoftimit ka ndarë edhe disa pamje të shembujve se si “e lufton bota armikun”. /Opinion.al