Këtë të hënë IKMT, mbështetur nga Policia e Shtetit kanë zbarkuar në “Rolling Hills”, në periferi të Tiranës për shembjen e disa objekteve pa leje.
Mësohet se bëhet fjalë për 2 shtesa pa leje nga organet përkatëse në 2 vila në “Rolling Hills”. Në aksion mësohet se nuk janë hasur problematike.
Sipas informacioneve, ky nuk do të jetë aksioni i vetëm këto ditë. Në vazhdim pritet që IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit të ndërhyjnë edhe në kompleksin Valamar në Durrës, pasi edhe aty mësohet se janë konstatuar objekte ndërtim pa leje.