Ndeshja e Partizani-Vllaznia, e vlefshme për javën e 20-të të Superligës është planifikuar të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë,
Në një komunikim të Policisë së Shtetit drejtuar Federatës së Futbollit thuhet se policia nuk do të marr përsipër sigurimin e rendit gjatë ndeshjes për shkak të mundësisë për incidente mes tifozërisë së Partizanit dhe Tiranës.
Ky vendim i policisë i është bërë me dije drejtuesve të dy klubeve kryeqytetase.