Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin e muajit, finalizohen mbi 100 operacione dhe 467 persona të arrestuar në vend 

2024/03/04 at 9:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Policia bën bilancin e muajit, finalizohen mbi 100 operacione dhe 467 persona të arrestuar në vend 

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e goditjes së aktiviteteve kriminale në vend për muajin shkurt. 


Të paktën 40 persona janë arrestuar nga policia e shtetit gjatë muajit shkurt. Këto janë shifrat e bëra publike për bilancin nga Policia e Shtetit. 

Ndërkohë 467 shtetas janë arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht, në kuadër të 2 megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, 30 prej të cilëve kanë qenë të shpallur në kërkim. 

“Muaji shkurt ishte muaji i sprovave dhe i konsolidimit të përvojës së fituar në drejtim të marrjes së masave për garantimin e rendit, si dhe të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore nga SHBA, Europa dhe rajoni, që erdhën në vendin tonë. 

Puna e vazhdueshme hetimore dhe operacionale e strukturave të Policisë së Shtetit, gjatë muajit shkurt, bazuar në inteligjencën policore, ka bërë të mundur finalizimin e 120 operacioneve, në të gjithë vendin. 

7 ngjarje kriminale kundër personit janë parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe i veprimeve profesionale nga ana e tyre. 

Vënia në pranga e 40 shtetasve ka parandaluar përshkallëzimin e rasteve të dhunës në familjet e tyre. 

-Gjithashtu, veprimet hetimore të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, kanë zbardhur 3 ngjarje në fushën e krimeve kundër personit, të cilat fillimisht janë raportuar si aksidentale, si dhe 50 vjedhje të kryera më parë, 3 prej tyre nëpërmjet kanosjes me armë. 

20 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë. 

467 shtetas janë arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht, në kuadër të 2 megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, 30 prej të cilëve kanë qenë të shpallur në kërkim. 

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar 46 armë zjarri, 8 armë gjahu, 3 mina me telekomandë, 1462 kg lëndë plasëse, 227 kapsolla elektrike dhe detonatore, 5 kallëpe tritoli, shuma parash dhe sende të kundërligjshme. 

Ndërsa në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, janë sekuestuar 11 kg heroinë, 1.5 kg kokainë dhe qindra doza të kësaj lënde, 27.3 kg kanabis, qindra doza dhe fara të kësaj lënde, sasi kanabisi në trajtë çokollate, 10 peshore për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale në këtë fushë. 

Gjatë muajit shkurt, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizuan 12 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare. 

Pasuri të ndryshme me vlerë rreth 100 000 euro, me burim nga veprimtatitë kriminale, u sekuestruan në kuadër të operacioneve “Real Estate 1” dhe “Real Estate 2”, të zhvilluara nga Policia e Elbasanit. 

Kontrollet e vazhdueshme për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit kanë zbuluar 20 lokale/ambiente të tjera të përshtatura për këtë veprimtari. 10 kompjuterë dhe 40 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari u sekuestruan si provë materiale, bashkë me shuma të konsiderueshme parash të përfituara prej saj. 

Si rezultat i operacioneve të tjera në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë sekuestruar mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë të konsiderueshme, 40 automjete, rreth 110 000 euro dhe 2500 euro false. 

Denoncimet e shtuara të qytetarëve, për keqpërdorimin e të dhënave të tyre, në rrjetet sociale, kanë intensifikuar punën hetimore të Sektorëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në çdo DVP, për hetimet e këtyre rasteve dhe vënien e autorëve, përpara përgjegjësisë penale. 

Gjatë këtij muaji, janë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, 33 shtetas që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetasve të tjerë, për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale, me qëllimi përfitimi apo denigrimi. 

2 operacione kërkim-shpëtimi janë zhvilluar nga Policia e Shkodrës dhe ajo e Tiranës, për t’iu dhënë ndihmë 2 turisteve që kishte mbetur të bllokuara në mal dhe një alpinisti që kishte dëmtuar këmbën. 

Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës. 

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera: 

Janë vënë në pranga 176 drejtues mjetesh, nga të cilët 111 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 65 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi; 

Janë pezulluar 328 leje drejtimi, nga të cilat 215 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 52 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative. 

Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve. 

Gjatë muajit shkurt, në përmbushje të detyrave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, janë evidentuar dhe goditur: 

25 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
13 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
4 raste të trafikimit të mjeteve motorike;
3 raste të kontrabandimit të mallrave;
7 raste të mosdeklarimit të shumave monetare;
3 raste të braktisjes së të miturve. 

Ndërkohë, nga strukturat e Policimit në Komunitet, kanë vijuar orët mësimore dhe aktivitetet sensibilizuese në shkolla, si dhe në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe gjithë zinxhirin e sigurisë në shkolla, ka vijuar zbatimi me korrektësi i masave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla. 

Policia e Shtetit garanton se do të vijojnë intensivisht megaoperacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, me bashkëpunimin e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, për të krijuar një ambient të sigurtë dhe për të garantuar zbatimin e të drejtave të qytetarëve”,-njofton policia. 



Ju sugjerojmë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
Para
Bisedimet Kosovë-Serbi/Osmani mesazh BE:Shpresat tona janë të ketë një qasje të balancuar

Presidentja e Kosovës për hapjen e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë: Kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon 

Si e kapi Rusia bisedën sekrete të ushtrisë gjermane? Ministri i Mbrojtjes: S’duhet të biem në grackën e Putinit 

Si e kapi Rusia bisedën sekrete të ushtrisë gjermane? Ministri i Mbrojtjes: S’duhet të biem në grackën e Putinit 

Tentuan të korruptojnë efektivët e Rrugores, arrestohen pesë shoferë në Tiranë

Grabitën valixhen e 34-vjeçares me sendet e saj personale, arrestohet 43-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
















TE FUNDIT

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com