Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin e javës/ Arrestohen 165 persona, 24 janë shpallur në kërkim

2022/07/03 at 10:48 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Kasandër Nogës/ Policia: Në atentat i përfshirë dhe një person tjetër

Policia e Shteti ka bërë bilancin e punës së një jave. Gjatë 7 ditëve janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.


Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: “Tranzit 26”, “50 Dollars”, “Agents”, “Tranzit 27”, “Informaliteti” (2 raste), “Ëatches”, “Akciza”, “Check”, “Transportuesi”, “Gjimlik”, “Finish”, “Road Guard 29”, “Gjorica”, “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, “Transfer”, “Vjosa e pastër 3”, “Subvencioni”, “Perimetri”, “Danubi 7″, “Brothers”, “Next”, “Tjetërsimi i Lagunës” dhe “Green mail”.

Operacioni “Green mail”/Tiranë – Trafikonte drogë nga Anglia në Shqipëri, nëpërmjet postës, në pranga autori dhe bashkëpunëtorja e tij. Sekuestrohen 2 pako më lëndë narkotike.

Operacioni “Prevention”/Shkodër – Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm për konflikte pronësie mes dy familjarëve, u sekuestrua arma e zjarrit;

Gjithashtu, falë ndërhyrjes në kohë nga Policia u parandalua përshkallëzimi i një tjetër konflikti për motive pronësie, në Skrapar;

Operacionet “North forex 2” dhe “North forex 3”/Shkodër – Në pranga 7 shtetas, të dyshuar si organizatorë të veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, në 2 subjekte call center.

Ka vijuar edhe gjatë kësaj jave kontrolli i territorit, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të territorit, në Lezhë, u evidentua dhe u shkatërrua një magazinë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike, si dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Në Dibër u zbardh plagosja e rëndë e një shtetasi, me pasojë vdekjen e tij, e referuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, mallra kontrabandë, dylbi, radio marrëse-dhënëse, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 18 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 48 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 543 leje drejtimi, nga të cilat: 421 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 77 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 45 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 67 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Janë vendosur 17.269 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.



Ju sugjerojmë

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Para
‘Pararoja’ / Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, mes tyre një vajzë

Tiranë/ Kishte urdhër mbrojtje, gruaja dhunohet nga burri

Video/ Tenisti grek godet me top publikun

Video/ Tenisti grek godet me top publikun

Masakra me 3 viktima në Athinë, larje hesapesh mes bandave shqiptare

Masakra me 3 viktima në Athinë, larje hesapesh mes bandave shqiptare
















TE FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
16 Qershor, 2025

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport lidhur me prodhuesit e të mirave, për tremujorin e parë të vitit 2025....

Lexo më shumë

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com