Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin e javës: 33 operacione policore, qindra persona të arrestuar

2022/04/17 at 10:37 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia bën bilancin e javës: 33 operacione policore, qindra persona të arrestuar

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së saj në një javë, në të gjithë vendin.


Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Në 7 ditë janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: “Faqet online”, “Pending”, “Speed”, “Tranzit 3”, “Afternoon”, “Final Game”, “Sakosa”, “Account”, “Green”, “Dealers”, “Double”, “Tranzit 4”, “Hostage”, “Ëeapons”, “Shoshaj”, “Çairet”, “Road Guard 13”, “Road Guard 14”, “Sofistikimi”, “Ndërhyrja”, “Makinat luksoze”, “Diesel”, “Vullnetari”, “Mesnata”, “Perimetri”, “Hoti”, “Rrethi”, “Monitorët”, “Çinari”, “Maminasi”, “Porti” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

Për parandalimin dhe goditjen e  kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 10 operacione, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj.

Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 3 kg cannabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontrabandë.

Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 9 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 51 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 36 raste.

Janë zbardhur 2 raste të zjarrvënies, me 2 autorë, nga të cilët: 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sa i takon Policisë Rrugore:

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Ndërsa në lidhje me Policinë Kufitare:

Gjatë kësaj jave janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar në gjendje të lirë 12 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 6 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 9 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 për “Trafikimi i narkotikëve”, 1 person për armëmbajtje pa leje, si dhe 1 tjetër për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjithashtu janë goditur 5 raste të mitëdhënies.



Ju sugjerojmë

Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
Aktualitet

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

26 Nëntor, 2025 10:48 pm
Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?
-U tha në Opinion

Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?

26 Nëntor, 2025 10:29 pm
Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion
-U tha në Opinion

Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion

26 Nëntor, 2025 10:24 pm
Para
Zgjedhjet për krerët e degëve në PD, votohet deri në 18:00 në këto qytete

Zgjedhjet për krerët e degëve në PD, votohet deri në 18:00 në këto qytete

Lufta në Ukrainë/ Ekspertët: Putin mund të paditet, ka përgjegjësi komanduese

Lufta në Ukrainë/ Ekspertët: Putin mund të paditet, ka përgjegjësi komanduese

Zelensky: Kemi audio dhe video ku rusët dëgjohen të thonë se …

Zelensky: Kemi audio dhe video ku rusët dëgjohen të thonë se ...
















TE FUNDIT

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
27 Nëntor, 2025

Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Sipas informacioneve, Florian Tahiri dyshohet...

Lexo më shumë

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
27 Nëntor, 2025

A po ëndërroni për pushimet tuaja verore të vitit 2026 dhe po kërkoni destinacione në Evropë që nuk janë të...

Lexo më shumë

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
27 Nëntor, 2025

Një zjarr masiv që shpërtheu në një ndërtesë në Hong Kong ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të këtij lloji...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
27 Nëntor, 2025

Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të jenë nën dominimin vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com