Kronikë

Policia bën bilancin e javës, 115 të arrestuar dhe 270 procedohen penalisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 31/07/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka paraqitur sot bilancin e javës që lamë pas, ku informon se kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj.

Sipas uniformave blu, vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Operacione të finalizuara, edhe për lirimin e hapësirave në vijën bregdetare.

Mësohet se në Korçë, ndërhyrja e policisë parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix”. Qarkullonte me armë zjarri gati për qitje, vihet në pranga 26-vjeçari që kishte dalë nga burgu muajt e fundit dhe për të cilin dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.

Është finalizuar nga strukturat e Policisë së Lezhës, operacioni policor i koduar “GJURMA”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2016 në Mirditë, vihet në pranga autori i saj.

Finalizohen nga DVP Tiranë, “Double strike” në 2 faza dhe “Pasagjeri” – Zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh, vihen në pranga 3 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetet me të cilat qarkullonin, në banesat e tyre dhe në ambientin e marrë me qira prej tyre;

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 115 janë arrestuar, 270 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga të cilët: 36 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Discover”, “Double strike” (2 raste), “Pasagjeri”, “Last box”, “Medicines”, “Share”, “Benefit”, “Bregdeti i lirë”, “Makineta”, “Diesel”, “Fields”, “Zalli i Bazit”, “GJURMA”, “Around”, “Laku”, “Kreshpan”, “Perimetri 185”, “Perimetri 186”, “Knock Doën” (në vijim), “Restart 10” dhe “Matrix”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

  • “Zalli i Bazit”/Mat – Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, vihet në pranga 44-vjeçari përsëritës në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim vëllai i tij;
  • “Fields”/Sarandë – U kapën në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, në pranga 2 vëllezërit;
  • “Laku”/Pukë – Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 3 shtetas, sekuestrohen 527 të dyshuara narkotike kanabis;
  • “Kreshpan”/Fier – Sekuestrohen 2 armë gjahu, 8 kilogramë kanabis dhe 163 bimë kanabisi, vihen në pranga 47-vjeçari dhe djali i tij, shpallet në kërkim djali tjetër;
  • “Restart 10”/Korçë – Sekuestrohen 30 kg kanabis, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër;
  • Kapen dhe vihen në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Knock Doën”, të finalizuar 3 muaj më parë, në Korçë;

٠”Share”/Elbasan – Sekuestrohen sasi heroine dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

  • Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar rreth 51 kg lëndë narkotike kanabis, sasi heroine, mijëra bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë e ndryshme kriminale, medikamente të kontrabanduara, 4 radio si ato të Policisë, 3 automjete, 21 aparate celulare, targa shqiptare dhe të huaja, 2 palë dylbi, dokumente të falsifikuara dhe 7 mjete lundruese.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 1 snajper, 7 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 pushkë sportive, 6 thika, krehëra pistolete, silenciatorë, pajisje të ndryshme armësh, 1 dorezë hekuri dhe 1 shufër metalike.
  • Janë goditur 12 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 26 raste.
  • Janë evidentuar dhe goditur 11 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 466 leje drejtimi, nga të cilat: 360 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 67 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.
  • Janë vendosur 15.512 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Gjatë kësaj jave shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve, për dokumentacionin që duhet të kenë mjetet ujore private dhe mjetet lundruese që përdoren për argëtim, si dhe për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e mjeteve lundruese.

  • Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave, janë bllokuar 7 mjete lundruese “Jet ski”, për kryerjen e manovrave të rrezikshme në perimetrin e sigurisë në plazhe.
  • Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
  • Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 5 të tjerë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”
  • Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 2 raste të veprës penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet e befasishme në të gjithë vendin.  Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe turistët.

Gjithashtu, do të vijojnë operacionet policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Pas