Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin: 530 persona të arrestuar, proceduar e të shpallur në kërkim

2022/05/22 at 11:35 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia bën bilancin: 530 persona të arrestuar, proceduar e të shpallur në kërkim

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së saj në një javë, në të gjithë vendin. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 530 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 39 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.


Në 7 ditë janë zhvilluar  27 operacione policore, të koduara: “Black”, “Camouflage 6’’, ‘’Camouflage 7”, “Tëo”, “Extortion”, “Tracing”, “Sei”, “Tranzit 17”, “Gjurmimi”, “Piaza”, “Cloned key”, “Dealers 2”, “Livadhi”, “Bamatati”, “Butrinti”, “Radomira”, “ROAD GUARD 19”, “Samos”, “Servisi”, “Barrikada”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Ishulli”, “Bratosh”, “Luzi”, “Black Cargo”, të cilat kulmuan me operacionin policor “Golden bullet”.

Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim.

Në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit është duke vijuar operacioni policor i koduar “Black Cargo”, për goditjen e trafikimit të drogave të forta, gjatë të cilit, deri tani, janë sekuestruar 59 kg kokainë.

Po ashtu gjatë javës janë sekuestruar dhjetëra doza me kanabis, heroinë dhe kokainë, 190000 fara kanabisi, vaj kanabisi, qindra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, rreth 32000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, radio policie, 1 automjet i vjedhur dhe çelësa të klonuar që shërbenin për të vjedhur automjete.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 18 raste dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 pistoletë sinjalizuese, 8 thika, doreza metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

Janë evidentuar dhe goditur 32 raste të krimeve mjedisore; 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

Sa i takon Policisë Rrugore, janë zhvilluar kontrolle me makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamera dhe mjete të tjera të pauniformuara, monitorime intensive në akset e cilësuara me risk, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 656 leje drejtimi, nga të cilat: 496 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 111 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 49 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 69 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 46 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, njëri prej tyre për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike dhe njëri për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Janë vendosur 17553 gjoba, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

Sa i takon Policisë Kufitare janë zhvilluar kontrolle intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 12 shtetas në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar dhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Operacioni “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Dumanit

Operacioni “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Dumanit

Zgjedhjet për kreun e PD, Vokshi:Kanë votuar 14.012 anëtarë, pjesëmarrja në qarqe

Zgjedhjet për kreun e PD, Vokshi:Kanë votuar 14.012 anëtarë, pjesëmarrja në qarqe

Vokshi: Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave të anëtarësisë

Vokshi: Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave të anëtarësisë
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com