Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e ka quajtur një moment historik 112-vjetorin e Policisë së Shtetit.
Gjatë fjalës hapëse në ceremoninë e zhvilluar, ai tha se kjo ditë i kujton jo vetëm përkushtimin, por dhe punën që kanë bërë breza të tërë.
Teksa tha se rrugëtimi i uniformave blu ka qenë i vështirë, Proda theksoi se duhet të vijojnë të punojnë së bashku për të forcuar besimin e qytetarëve.
“Kjo ditë na kujton jo vetëm përkushtimin, por dhe punën që kanë bërë breza të tërë. Në 1912, Ismail Qemali urdhëroi mbledhjen e forcave dhe xhandarmërisë. Gjatë këtyre 112 viteve, rrugëtimi ka qenë i vështirë.
Me privilegjin që kam si drejtor i përgjithshëm, dua të kujtojë veprën e atyre që do të mbetet e paharruashme. Sot policia nuk është më ajo e djeshme. Për këto procese modernizmi shpreh mirënjohjen për qeverinë shqiptare që na i ka mundësuar.
Jam shumë krenar që nëpër tavolina nga e gjithë bota, dëgjoj të flitet për policinë tonë. Këto gurë të rëndësishëm në policinë tonë janë ndërtuar me shumë rigorizitet. Qindra të rinj po ndjekin akademinë dhe jam i lumtur që çdo vit e më shumë, po ndiqet si model i të rinjve.
Ky tranformim nuk do të ishte i mundur pa mijëra burra dhe gra që kanë zgjedhur të veshin uniformën e polcisë. 112 vite histori janë pjesë e angazhimit tuaj, le të punojmë së bashku për të forcuar besimin e qytetarëve të policia e shtetit”, tha ai.