Një 43-vjeçar u vendos në pranga për dhunë në familje. Policia tha se Viktor T. është kapur në kushtet e flagrancës në shtëpinë e tij në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje. Ai është gjetur duke rrahur gruan e tij, 23 vjeçaren me iniciale D.K. Gjithçka ndodhi në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur, tha policia. Në gjykatë, Viktor T., 20 vjet më i madh se bashkëshortja, do të përballet me akuzën e “Dhunës në familje”./Opinion.al
*foto ilustruese