Kronikë

Policia: Arrestohen 22 persona në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 21/09/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njofton se në kuadër të planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë arrestuar 22 persona.

Gjithashtu, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Ndërkohë, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Rastet më kryesore:

Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë  dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).

Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike./ Opinion.al

Pas