14 persona janë arrestuar në Tiranë, në 24 orët e fundit në Tiranë në operacione të ndryshme dhe për vepra të ndryshme penale.
Nga njoftimi zyrtar i policisë bëhet me dije se 4 prej personave janë arrestuar pasi u kapën me kanabis, 2 të tjerë për dhunë në familje, 6 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa është vjedhur edhe një furrë buke.
Forcat ‘Shqiponja’ arrestuan E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vjeç, M. H., 20 vjeç dhe J. C., 20 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë 2 raste janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë në familje. Sh. D., 43 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje ndaj tij për shkak të dhunës së vazhdueshme. Edhe një 35-vjeçar E. K., u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë kontrolleve të policisë rrugore janë arrestuar 6 persona, ku K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; D. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur; G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Gjithashtu është vjedhur një furrë buke, ku një 18 vjeç në bashkëpunim me dy të mitur 12 dhe 13 vjeç, kanë vjedhur sasinë e lekëve që ndodheshin aty.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese./Opinion.al