Kronikë

Policia aksion në Portin e Durrësit, sekuestrohet një tjetër sasi kokaine


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 03/08/21 |
Opi Nion

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Pas aksionit të policisë zhvilluar ditën e sotme është bërë i mundur evidentimi i lëndës narkotike, raporton News24, e cila pritej të trafikohej, teksa sipas burimeve zyrtare një person është shoqëruar. Bëhet me dije se janë kapur mbi 10 kilogramë kokainë në një automjet.

Megjithatë deri më tani nuk kemi asnje reagim zyrtar nga autoritetet policore./Opinion.al

Pas