Policia e Korçës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion për kapjen e personave të armatosur, por edhe kundër posedimit e trafikut të lëndëve narkotike.
Tv Klan ka siguruar pamjet e aksionit të policisë. Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë u shoqëruan të ndaluarit. /tvklan.al