Pas Elbasanit edhe në Vlorë po shihen forca të shumta policie nëpër rrugët e qytetit. Në aksion janë përfshirë “Delta Force” dhe policia lokale, thanë burime të sigurta nga Drejtoria e Policisë, për opinion.al.
Qëllimi i këtij aksioni, thanë burimet janë sekuestrimi i mjeteve, të dyshuara të trafikuara apo të përfituara nga aktivitetit kriminal.
Policia ka ushtruar kontrolle edhe për personat e shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale në qytetin bregdetar.
Vetë kreu i policisë së shtetit Haki Çako paralajmëroi ditën e djeshme se aksione në shkallë të gjerë të uniformave blu do të zhvilloheshin në të gjithë territorin e Shqipërisë. /Opinion.al