Kronikë

Policia aksion Lezhë/ Ndalohet makina me drogë, qëllohet me armë në ajër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 05/11/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion policor në hyrje të qytetit të Lezhës. Sipas news 24 disa persona kanë rënë në pranga. Bëhet me dije se efektivët kanë sekuestruar një sasi kanabisi brenda një automjeti.

Autoritetet kishin informacion për posedimin e lendes narkotike dhe kishin ngritur postbllok ne superstradën drejt Laçit, në dalje të Lezhës.

Po ashtu raportohet se pasi janë ndaluar nga policia, njeri prej personave të ndaluar ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivët të cilët qëlluan me armë në ajër gjatë operacionit.

Ata tashmë po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen./Opinion.al

Pas