Kronikë

Polici vdiq në punë/Drejtori i burgut:U ndoqën procedurat, mjeku nuk konstatoi…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 30/05/22 |
Opi Nion

Drejtoria e burgut në Shenkoll të Lezhës, ka reaguar pas vdekjes së gardianit të burgut Gjovalin Frroku, 62 vjeç.

Sipas drejtorit të Burgut, Leonard Mardoda janë ndjekur të gjitha procedurat për rastin në fjalë.

Pasi polici i burgut të Shënkollit kërkoi ndihmë kur nuk është ndjerë mirë dhe mësohet se mjeku nuk ka konstatuar asnjë problem dhe polici vijoi qëndrimin në punë.

Sipas “News24”, drejtori i burgut është shprehur se Frroku nuk mori trajtim të specializuar, pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet për ndihmë më të specializuar.

Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thuhet se Polici i burgut të Shenkollit mbërriti në punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundonte në orën 06:30 minuta.

Sakaq gjatë marrjes së detyrës dhe dhënies se instruktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem shëndetësore.

Ka qene ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mire. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë.

Mjeku që ka kryer vizitën nuk ka konstatuar probleme shqetësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qëndroje në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.

Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqësuar dhe pasi është dërguar në Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë.

Pas