Kryesore

Polici shtyu gazetaren drejt greminës, Rama: Ligji nuk kërcënon, nuk shan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 09/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, ka folur gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, për Policinë e Shtetit. Fjalën e tij, Rama e nisi me ngjarjen e fundit që ishte i përfshirë një punonjës i policisë, i cili shtyu drejt një gremine një operator dhe gazetaren Anila Hoxha.

Kryeministri theksoi se punonjës të policisë që bëjnë vepra apo sjelle të tilla, duhet të largohen nga radhët e policisë për mos të bërë “pis” uniformën e kolegëve të tyre, që po përballen çdo ditë me veshtirësi.

Është për të ardhur keq, që persona me uniformën e Policisë së Shtetit, keqtrajtojnë njerëzit. Siç ishte rasti i fundit i keqtrajtimit të një gazetareje. Për faktin se vajza ishte gazetare ngjarja u bë e bujshme. Është e rëndësishme që të veprohet siç u veprua me shpejtësi dhe pa tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar. Duhet të theksohet se figura e Policisë nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron. Në veprimin e ligjit është e tepërt të shtohen gjeste dhe të bëhen akte që i ulin kokën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit për shkak të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu apo kolegia e tyre”,-tha ndër të tjera Rama./Opinion.al

Pas