Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri këtë të premte në rrethana ende të paqarta. Sipas njoftimit të policisë, efektivi me inicialet K. L., 39 vjeç, banues në Fier është paraqitur rreth orës 21:20 në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al