Një polic ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një ataku në zemër, teksa ishte në krye të detyrës. Teksa ai është ndjerë keq, është shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës, por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur atje.
Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për efektivin e qarkullimit Ilir Divintari, i cili ka pësuar atak kardiak në krye të detyrës.
47-vjeçari kishte ndjerë dhimbje në kraharor dhe është drejtuar vetë për në spital. Por ai nuk ka mundur të rezistojë dhe është ndarë nga jeta pikërisht në derën e spitalit.