Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku një punonjës policie duke patrulluar me motor ka aksidentuar një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin kryesor, ku efektivi E. Sh., duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe efektivja e policisë J.M., e cila ishte pasagjere në motorin e patrullimit.
“Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al