Policia ka arrestuar një efektiv të policisë të Cërrikut, pasi akuzohet për vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën.
Mësohet se në pranga ka rënë Geraldo Nela me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik.
Nela i ka vjedhur shtetasit Syrja Kuqja 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme./ Opinion.al