Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polici i merr patentën qytetarit, zhduket bashkë me dokumentin

2023/03/03 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Polici i merr patentën qytetarit, zhduket bashkë me dokumentin

“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando Kreka, të cilit, në datën 14 Shkurt 2023 një polic i mori patentën pas një debati verbal.

“Kam ndaluar këtu sepse kisha një shërbim tek ky dyqani. Pashë që një polic po vinte nga mbrapa, por nuk mendova se ishte ndaj meje. Sa hyra te dyqani, dëgjova që më tha që hiqe motorin. I thashë 1 minutë sepse do iki direkt. Gabimi mendohet të jetë këtu që kam parkuar dysh. Ok, e pranoj. Ka ardhur duke bërtitur që pse flet ti kështu mua, pse më drejtohesh në këtë mënyrë. Më pas po ngrinte zërin, mori çelësin e motorit edhe tha, ti bërtet mua kështu, ta tregoj unë. Mori patentën, thashë po marr dokumentet e motorit dhe po vij sërish”.

Kur ai shkoi të marrë dokumentet e motorit nuk e gjeti më policin. Pyeti patrullat në komisariat dhe nuk gjendet as patenta dhe nuk identifikohet as polici.

“Erdha pas 30 minuta, pyeta një patrullë dhe tha nuk e kemi marrë ne. Unë nuk e di tani se kush e ka marrë. Lexonte policia dhe me një xhaketë me zinxhirë”.

Për javë, Armando ka bërë kërkimet e tij dhe rrezikon të humbasë punën, pasi shpërndan porosi me motor.

Punonjësja: Tani, më sqaro saktë, se atë ditë më kanë ça dërrasat në telefon

Denoncuesi: Ja ta them unë nga e para! Punoj në piceri, çova një porosi te dyqani, vjen ky polici dhe më thotë “hiqe motorin nga aty” dhe i thashë “ja një minutë, se po iki”.

Punonjësja: Nga inati të thotë “më jep dokumentet”, siç e kemi zakon ne.

Denoncuesi: Dakord! Merr patentën! Po iki të marr dokumentet dhe po vij. Kur erdha s’po e gjeja dot. Pyeta një patrullë, Jo tha, s’ta kam marrë unë.

Punonjësja: Po nuk e pe policin, ça kishte veshur?

Denoncuesi: Si kjo, që është te dera, vetëm xhaketë me zinxhir.

Punonjësja: Epo është oficer atëherë. Jo me jelek me ngjyrë të kuqe, të verdhë ose blu?

Denoncuesi: Jo, me jelek. Vetëm me xhaketë!

Punonjësja: Tashi s’po e gjemë ne, që po pyesim, do e gjesh ti. Ça të them unë?!

Punonjësi 2: Se juve edhe ua marrin, edhe ju ndalojnë dhe nuk pyesni, e mbani mend, se kush është! Policë, janë 400 vetë këtu.

“Stop” komunikoi me zëdhënësen e Drejtorisë Vendore të policisë Elbasan dhe në më pak se 24 orë u gjet patenta dhe e telefonuan të shkonte e ta merrte.

“Pas raportimit të problemit tim nga ana juaj, në më pak se 24 orë erdhi telefonata që të rikthehem për të marrë patentën këtu.

Patentën e mora sërish dhe mund të vazhdoj punën që kisha. Faleminderit juve si Stop që zgjidhët problemin tim. Për policin nuk më dhanë ndonjë shpjegim, por mendoj se çdo gjë është ok, në rregull, nuk ka ndonjë shqetësim më mbrapa”, tha ai./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Para
Shpërthim tritoli në një mobilieri në Fushë-Krujë, kush është pronari i biznesit

Shpërthim tritoli në një mobilieri në Fushë-Krujë, kush është pronari i biznesit

E pazakontë, lideri i opozitës dënohet me 27 vjet “arrest shtëpie”

E pazakontë, lideri i opozitës dënohet me 27 vjet “arrest shtëpie”

Shqipëri, ekspertët shqetësim për burimet e financimit në zgjedhje

Shqipëri, ekspertët shqetësim për burimet e financimit në zgjedhje

TE FUNDIT

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
13 Korrik, 2025

Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur...

Lexo më shumë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke...

Lexo më shumë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com