Konflikt me armë mes kushërinjve në fshatin Dorëz, komuna Pezë. Sipas policisë së Tiranës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy kushërinjve janë përdorur armët e zjarrit.
I plagosur rëndë ka mbetur Enver Karaj, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë sipas policisë ai që ka qëlluar me armë zjarri është Flamur Karaj, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al